‘El Clasico’: Messi kundër Ramos – Ja ku qëndron diferenca mes dy kapitenëve

Në këto super ndeshje, në 10 vitet e fundit, duelet më interesante kanë qenë mes Lionel Messit dhe Sergio Ramos.

Qendër mbrojtësi spanjoll ka kaluar kohëra mjaftë të vështira në tentimet e tij për ta markuar Leo Messin, madje shpeshherë është ndëshkuar me karton të kuq.

Një duel i tillë u shfaq edhe mbrëmë, ku argjentinasi mbeti i gjakosur, dhe aty pati një ‘përplasje’ me kapitenëve.

Por, cili nga të dy është më i madh, kur është fjala tek klasiket?

Lionel Messi është vetëm dy ndeshje larg që të bëhet lojtari me më së shumti fitore në historinë e ‘El Clasico’ (19), kurse Ramos është lojtari me më së shumti humbje në ‘El Clasico’ (20).

Pra, në ashpërsi Ramos mund të jetë më mirë, por kur flitet për nivele të lojtarëve, Lionel Messi sigurisht se qëndron diçka më mirë se kapiteni i Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here