Mourinho i del në mbrojtje Ramosit pas përplasjes me Messin

Një nga këto momente erdhi në fundin e pjesës së parë, kur pas një ndërhyrjeje të Ramos ndaj Messit, ky i fundit mbeti i gjakosur.

Kjo ndërhyrje bëri që lojtarët të përplasen mes vete, duke nxitur shumë reagime edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Këto skena i ka komentuar edhe ish trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, i cili i doli në mbrojtje kapitenit madrilen.

“Nuk ishte intensiteti i duhur i ‘El Clasico’. Mendoj se veprimi i Sergio Ramos është veprim i një lojtari që e di se diçka duhet ndërruar në atë lojë” ka thënë Jose.

“Dhe me gjasë, ai e bëri atë me qëllim që të krijonte një atmosferë ndryshe për pjesën e dytë, sepse deri në atë pikë, loja ishte shumë e butë” ka thënë ndër të tjerash Mou.

Në fund të këtij takimi, Sergio Ramos doli humbës ndaj Lionel Messit, skuadra e këtij të fundit që triumfoi me rezultatin minimal 0:1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here