Shkëlqeu në derbin ndaj Romës, ja vlerësimi i mediave italiane për Thomas Strakoshën

Të paktën tri ndërhyrje vendimtare për Thomas Strakoshën në derbin e djeshëm ndaj Romës. Nëse bardhekaltrit u rikthyen te fitorja, nuk e bënë vetëm falë tre golave.

Pa diskutim merita ka edhe portieri shqiptar, të cilin mediat e vlerësuan me 7. Notë pozitive për një paraqitje fantastike, nën motivimin: “Xheko dhe Florenci janë pritjet e mbrëmjes, por numri 1 lacial tregon cilësi në të gjitha ndërhyrjet që rikthejnë të tijtë te fitorja pas dy sezones”, shkruajnë mediat italiane në vlerësimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here