Wanda zbulon se çfarë po ndodhë me Icardin

Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka thënë se çdo gjë është në rregull me të.

Agjentja e sulmuesit argjentinas ka thënë se ai është i lënduar, por që shpreson të jetë gati për ndeshjen ndaj Milanit në mesin e muajit mars.

“Mauro shënoi në derbin e fundit, andaj besojë që ai do të shënojë sërish”, tha Nara, përcjell lajmi.net.

“Ajo çfarë shkruhet në disa media, nuk është e vërtetë, pasi Mauro është i lënduar dhe unë shpresojë që ai të rikthehet për derbin ndaj Milani.

“Unë nuk jam duke trilluar asgjë, kjo është e vërteta, mund të pyesni edhe në stafin mjekësor të Interit rreth gjendjes së Icardit.”, ka shtuar më tej ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here