Juventus sakrifikon Costa-n për një tjetër yll

Juventus kërkon të blejë me çdo kusht Federico Chiesa-n dhe është duke përgatitur 60 milionë euro për të.

Sulmuesi i Fiorentina-s ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Megjithatë, klubi më i interesuar për momentin mesa duket janë kampionët në fuqi të Italisë.
Drejtuesit bardhezinj në radhë të parë duhet të gjejnë fondet për sulmuesin e talentuar dhe kërkon të shesë Douglas Costa-n në Premier League.

huhet se Allegri-t i ka ardhur në majë të hundës sjellja e brazilianit pasi gjatë këtij sezoni ai është pezulluar kur pështyu ndaj kundërshtarit, pa harruar edhe aksidentin me makinë pak orë përpara se të shkonte në festën e ditëlindjes së Neymar.

Braziliani kërkohet nga disa klube të Premier League që do të ishin gati të paguanin rreth 35-40 milionë euro për të.

Ato para do të investoheshin menjëherë për Cheisa-n.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here