Messi, Higuain, Icardi dhe Neymar, po e ndryshojnë botën e futbollit me këtë vendim

Mino Raiola dhe Jorge Mendes, janë dy personat më me ndikim në botën e futbollit.

Por, shumë shpejtë pritet që këtyre dy personave të ju vije fundi në futboll.

Jorge Mendes që e ka në kontratë Cristiano Ronaldon, Jose Mourinhon dhe shumë të tjerë, ka në total 800 milionë euro vlerë në agjencinë e tij, ndërsa ka përfituar 80 milionë euro nga marrëveshjet e realizuara në vitin e kaluar nga Forbes.

Raiola përfitoi 45 milionë euro nga rikthimi i Paul Pogbas nga Juventus te Manchester United në vitin 2016, gjersa transferimi ishte kompletuar për 120 milionë euro.

Por, lojtarët si, Leo Messi, Neymar, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, janë vetëm disa prej lojtarëve që nuk duan të kenë agjentë të huaj, por persona familjar.

Mendes dhe Raiola, duket se i kanë ditët e numëruar, pasi që familjarët e lojtarëve po shndërrohen në agjentë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here