Reus e paralajmëron Tottenhamin

Tottenham e kishte fituar ndeshjen e parë 3 me 0 ndaj Dortmundit, ndërsa këta të fundit duan të përmbysin rezultatin në ‘Signal Iduna Park’.

Marco Reus ka thënë se ata do të japin gjithçka nga vetja për ta përmbysur rezultatin edhe pse e dinë se do të jetë e vështirë.

“Ne duhet ta gjejmë balancin e duhur në mes mbrojtjes dhe sulmit”, tha fillimisht gjermani.

“Ne kemi luajtur shumë ndeshje në këtë stadium dhe kemi shkruar histori, andaj në futboll gjithçka është e mundur dhe unë mendojë se mund t’ia dalim sonte nga Tottenhamit që ta përmbysim rezultatin.”, ka shtuar më tej ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here