Skandal: Lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë braktis kombëtaren për atë të Greqisë

Media greke “In,gr”, zbulon se sulmuesi shtatlart është duke përshpejtuar të gjitha procedurat që të marrë dritën jeshile nga Federata greke dhe të vihet në dispozicion të trajnerit Angelos Anastasiadis.

Flitet se njerëz të sulmuesit vlonjat ishin të pranishëm në zyrat e Federatës Greke të Futbollit. Procedurat po përshpetojnë deri në atë pikë që ai të kapë ndeshjet e marsit, por është shumë e vështirë që të arrihet ky objektiv.

Lajmin se Durmishaj mund të luajë për Greqinë e ka përhapur vet trajneri i Kombëtares, ditën e djeshme.

Problemi për grekët tashmë nuk është të bindin lojtarin, pasi ai do që të luajë me Greqinë, por FSHF, që duhet të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, kjo pasi ai ka luajtur me Shpresat e vendit tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here