Të ardhurat nga stadiumet, Barcelona dhe Reali kryesojnë

Të ardhurat nga stadiumet janë një ndër burimet kryesore për klubet më në zë të Europës.

Për sezonin 2017-18 në krye të listës me 10 ekipet që kanë arritur të arkëtojnë të ardhura të majme nga shitja e biletave janë Barcelona dhe Reali i Madridit.

“Camp Nou” me 144.8 milionë euro, ndërsa “Santiago Bernabeu” me 143.4 milionë euro. Në vendin e 3-të është mitiku “Old Trafford”. “Teatri i ëndrrave” ka mundur të arkëtojë 119 milion euro, ndërsa pas tyre vjen një tjetër impiant anglez, “Emirates Stadium” i Arsenalit me 111 milionë euro.

Gjermania përfaqësohet me “Allianz Arenan”, stadiumin e Bayernin të Mynihut. Bavarezët, të cilët në çdo ndeshje kanë të pranishëm një numër të madh tifozësh, kanë arkëtuar 103 milionë euro.

“Parque des Princes” i PSG-s, në vendin e 6-të me 100 milionë. Britanikët në 10 vendet e para përfaqësohen me një tjetër impiant historik, siç është “Anfield” me 91 milionë euro. Tre vendet e fundit të 10-shes mbahen sërish nga klubet angleze, “Wembley” me 85 milionë, “Stamford Bridge” me 83 milionë dhe “Etihad” i Manchester City-t me 63 milionë euro.

Stadiumet e Italisë janë shumë larg sa u përket të ardhurave krahasuar me impiantet e sipërpërmendura. Përjashtim, deri diku, mund të bëjë Juventusi që mban vendin e 13-të, ndërsa Milani në të 15-in dhe Interi në vendin e 17-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here