Cili ishte gabimi, shitja e Ronaldos apo emërimi i Solarit, votojnë tifozët

Real Madrid u eliminua nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales nga Ajaxi, ndërsa pak kush e kishte pritur këtë gjë.

Shumë persona janë duke e akzuaur klubin spanjoll se në verën e kaluar bëri gabimin më të madh në historinë e tyre, duke e larguar Zinedine Zidanen dhe Cristiano Ronaldon.

France Football ka krijuar një anketë, ku i ka pyetur tifozët se a ishte gabim emërimi i Santiago Solarit si trajner apo largimi i portugezit.

Tifozët kanë dhënë përgjigjet e tyre, duke thënë se largimi i Ronaldos, ishte gabimi më i madh i Real Madridit.

Portugezi mori 80 për qind të votave, ndërsa Solari mori 20 për qind, ku kjo i bije që madrilenët nuk duhej ta shisnin Ronaldon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here