Juventusi shfaqi interesim për të, Chiesa i jep dritën jeshile Biankonerëve

Sulmuesi 21-vjeçar, Federico Chiesa është duke kaluar momentet më të mira të karrierës së tij e për këtë shuma skuadra të mëdha europiane i janë vënë pas për të nënshkruar me të.

Lojtari i cili ka shënuar 14 gola në 86 ndeshje ka pranuar sot se të luash me Cristiano Ronaldon është një privilegj për këdo.

Fjalë këto që tregojnë se ai synon të veshë fanellën bardhezi.

“Cristiano Ronaldo nuk ka talentin e Messit, por ka fituar po aq Topa të Artë sa edhe ai”, ths Chiesa për “Tuttosport”.

Më tej, Chiesa shton:
“Cristiano është një futbollist ekzemplar, që të mëson se si duhet të punosh për të qenë gjithnjë në majë. Ai kujdeset për çdo detaj dhe kjo është ajo që e bën të veçantë. Ndaj ta kesh si koleg të ndihmon të rritesh si profesionist. Unë kam punuar shumë për të ardhur deri këtu. Kam besuar për të qenë në këtë nivel në Serinë A, duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Të shënosh në Serinë A nuk është e lehtë”, tha Chiesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here