Reagimi i Ramosit derisa Reali turpërohej nga Ajaxi në Bernabeu

Skuadra holandeze falë një paraqitje mbresëlënëse arriti të eliminonte kampionët në fuqi të kësaj gare, për të kaluar në çerekfinale.

Sigurisht që një dozë faji në këtë humbje të Real Madridit  ka edhe kapiteni Sergio Ramos.

Ramos në ndeshjen e parë në Holandë ishte ndëshkuar qëllimisht me karton të verdh, për të munguar në ndeshjen e kthimit, dhe për të qenë i gatshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, paraqitja e skuadrës së tij në Bernabeu nuk i ka pëlqyer aspak spanjollit. Këtë e dëshmon një fotografi e publikuar në media sportive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here