Miliarda euro, impakti i jashtëzakonshëm i futbollit në Spanjë

Shoqëria e konsulencës PricewaterhouseCoopers (PwC), në bashkëpunim me Ligën spanjolle, ka realizuar një studim mbi ndikimin socio-ekonomik të La Liga-s në Spanjë.

Në botën e futbollit numërohen 185.000 të punësuar, 4.1 miliardë euro taksa që i paguhen shtetit, kurse pesha në PBB spanjolle është 1.37%.

Studimi u realizua duke u mbështetur në të dhënat e sezonit 2016/2017. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, dëshiroi të theksonte se rezultatet “konfirmojnë rëndësinë e madhe sociale dhe ekonomike të futbollit profesionist në vendin tonë. Për këtë, është e rëndësishme marrja e vendimeve të përgjegjshme dhe të mirëmenduara mbi gjithçka që ndikon në këtë sektor kyç për shoqërinë tonë”.

Të ardhurat totale që gjenerohen nga industria e futbollit profesionist në Spanjë në sezonin 2016/17 kapërcejnë shifrën 15.688 miliardë euro, duke përfaqësuar 1.37% në PBB e vendit. Nëse flasim për punësimin, kontributi i Ligës spanjolle është 185.000 vende pune për sezonin 2016/17. Ky numër të punësuarish përfaqëson një vëllim të rëndësishëm nëse e krahasojmë me sektorë dhe aktivitete të tjera të ekonomisë spanjolle.

Impakti pozitiv ekonomik i Ligës spanjolle vihet re edhe në aktivitete të tjera si restorante, struktura hoteliere, bare dhe në turizmin kombëtar, me rreth 4 miliardë euro. Nga kjo shifër bie në sy kontributi nga strukturat hoteliere, transporti dhe qëndrimi që lidhet me aktivitetet sportive në stadium, i cili arriti 2,398 miliardë euro në sezonin 2016/17.

Përveç impaktit që gjenerohet nga tifozët në stadium, transmetimi i ndeshjeve të La Ligës ka ndihmuar baret spanjolle të regjistrojnë 1.226 miliardë euro të ardhura dhe 19.415 vende pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here