Probleme për Realin: Lopetegui hedh në gjyq klubin dhe kërkon dëmshpërblim prej 28 miliona eurove

Lopetegui morri drejtimin e Realit verën e kaluar.

Vendimi për tiu bashkuar Realit, i kushtoi atij shkarkimin nga përfaqësuesja e Spanjës.

Spanjolli ishte trainer i Realit vetëm për 4 muaj, pasiqë u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Disa muaj pas shkarkimit, Lopetegui ka vendosur që ta padisë Realin dhe do të kërkojë nga gjyqi që klubi ti paguaj 28 milionë eurot e kontratës.

Lopetegui ka bërë të ditur se nuk ka asgjë kundër klubit, por është i hidhëruar me faktin se Perez nuk e kishte kontaktuar fare atë rreth shkarkimit.

Një lajm i keq për Realin, pas eleminimit nga të gjitha frontet këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here