E bujshme: Juventusi dëshiron yllin e Atletico Madridit

Saul Niguez është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori i Atletico Madrid ka shkëlqyer me klubin e tij në vitet e fundit si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane.

Barcelona mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me spanjollin, pasi Katalunasit janë që një kohë në ndjekje të tij.

Por Saul po kërkohet me ngulm dhe nga skuadrat e mëdha angleze si Manchester City, Chelsea dhe Manchester United.

Së fundmi garës për të i është shtuar edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi.

Calciomercato shkruan se Saul i ka pëlqyer shumë drejtuesve të bardhezinjve në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Italisë do të luajnë mesjavën e ardhshme një tjetër ndeshje me Atleticon në Ligën e Kampionëve.

Gjithnjë sipas Calciomercato, drejtuesit e klubit torinez do ta shfrytëzojnë këtë përballje me spanjollët për të folur edhe për Saulin.

24-vjeçari mund të largohet nga Atletico Madrid vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 100 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here