Juventus – Marcelo, arrihet marrëveshja

Pas 12 vjet qëndrimi në ‘Santiago Bernabez’, 30 vjeçari ka vendosur të largohet për të nisur një cikël të ri në karrierën e tij.

Mediet në Spanjë raportojnë se Marcelo ka arritur marrëveshje me Juventusin, për t’u transferuar në Torino pas përfundimit të këtij sezoni, ku do të ribashkohej me mikun e tij, Cristiano Ronaldon

Reprezentuesi brazilian do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Juventusin, duke përfituar deri në 12 milionë euro në sezon.

Shkas në largimin e Marcelos nga Reali është situata e tij në sezonin e 13, ku lojtari së bashku me Iscon nuk janë të preferuarit e trajnerit Santiago Solari.

Marcelo, si një lojtar i rëndësishëm i Realit në sukseset në vitet e fundit, ka shikuar nga stoli dy ndeshjet e fundit ‘El Clasico’, dhe atë kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here