Khelaifi humbet durimin: Fillon revolucioni në Paris, PSG nxjerr në shitje yjet e saj

Paris Saint-Germain ka pësuar një eliminim të bujshëm në Champions League. 

Francezët janë mundur 3-1 në shtëpi nga Manchester United në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave pasi kishin fituar 2-0 takimin e parë të luajtur në  Angli.

Tani, sipas “Le Parisien”, klubi është gati të bëjë një revolucion të vërtetë. Tre janë lojtarët me valixhet gati: Jese Rodriguez, Thomas Meunier dhe Christopher Nkunku.

Këtyre mund t’i shtohen dy emra të rëndësishëm, me PSG-në që duket se është gati të dëgjojë oferta për Edinson Cavani-n dhe Angel Di Maria-n.

Edhe Dani Alves duket se është afër lamtumirës. Kontrata e brazilianit skadon në qershor dhe mbrojtësi ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here