Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer: Ikardi “pajtohet” sot me Interin

Interi ka nevojë më shumë se kurrë për Mauro Ikardin. Mungesa e Lautaro Martinezit në sfidën e kthimit ndaj Frankfurtit, për shkak të kartonave, si dhe dëmtimi muskulor i Ivan Perisiç ka bërë me dhimbje koke drejtuesit zikaltër, teksa alternativat në repartin ofensiv janë tepër të kushtëzuara.

Sipas “La Gazzeta Dello Sport”, Marota do të takojë ditën e sotme avokatin e Ikardit, Nikoleti, për të bindur sulmuesin argjentinas të rikthehet në skuadër.

Në orët në vazhdim pritet që palët të gjejnë konsensusin dhe Ikardi të rikthehet në skuadër që këtë fundjave, për të qenë i gatshëm për sfidën e kthimit ndaj Frankfurtit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here