Skandal te Reali, zbulohet përplasja Perez – Ramos në zhveshtore

‘Los Blancos’ kanë pësuar padyshim humbjet më të rëndë viteve të fundit, duke u mposhtur 1:4 në ‘Santiago Bernabeu’, për të larguar nga gara të cilën e kanë fituar në tre vitet e fundit.

Pas ndeshjes me Ajaxin, mediet në Spanjë kanë zbuluar një përplasje që ka ndodhur mes presidentit Florentino Perez dhe kapitenit Sergio Ramos në zhveshtore.

Ishte Perez që ka zbritur në zhveshtore, duke fajësuar lojtarët për humbjen dhe eliminimin, shkruajnë mediet spanjolle AS dhe Marca.

Ndaj komenteve të Perez, ka reaguar Sergio Ramos, kapiteni dhe emblema e klubit, që ka mbrojtur shokët e skuadrës.

Ramos besohet t’i ketë thënë Perezit se nuk është faji vetëm te lojtarët, por edhe te ai që nuk solli një sulmues për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Biseda është ‘nxehur’ aq shumë sa Perez ka kërcënuar Ramosin me prishje të kontratës, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se vetëm duhet t’i paguhet pjesa e mbetur në kontratë dhe se do të largohej menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here