Tronditet Reali, pas Vinicius lëndohen edhe dy yje të tjerë

Real Madridi po kalon nëpër një periudhë të vështirë sezonale si pasojë e rezultateve të dobëta.

Brenda një jave madrilenët humbën dy beteja të rëndësishme, ku fillimisht u eliminuan nga Copa del Rey dhe më pas edhe nga Liga e Kampionëve.

Së fundi, Los Blancos po kanë probleme sa i përket lëndimeve të lojtarëve, ku sot kanë marrë edhe një lajm të hidhur nga mjekët e klubit.

Dani Carvajal dhe Lucas Vasquez do të mungojnë në javët e ardhshme për shkak të lëndimeve të muskujve, njoftoi sot klubi spanjoll.

Mbrojtësi i krahut ka lënduar këmbën e djathtë gjersa sulmuesi këmbën e majtë gjatë stërvitjeve të sotme.

Klubi nuk ka treguar saktësisht sa kohë do të pushojnë, por supozohet se bëhet fjalë për të paktën tre javë.

Ndryshe, mbretërve iu është lënduar edhe Vinicius Junior që u dëmtua kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here