Zyrtare: Monchi largohet nga Roma

Drejtori sportiv i Romës Monchi ka zgjidhur kontratën me konsensus me klubin italian, pas largimit të trajnerit Eusebio Di Francesco.

Të dy palët e mbyllën me falënderime për njëri-tjetrin dhe kështu Roma pritet të marrë një tjetër drejtor sportiv, teksa Claudio Ranieri pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri nga momenti në moment.

Monchi mbërriti në Romë në prill të vitit 2017 dhe prej asaj kohe ka kryer 50 operacione. Janë shpenzuar 223.2 milionë euro për blerje të reja, ndërsa kanë përfituar 304.93 milionë euro nga shitja e lojtarëve. E përkthyer në diferencë, janë 81.73 milionë euro që Monchi i ka siguruar Romës, por një sërë lojtarësh kyç janë shitur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here