Allegri thotë se eliminimi nga L.K nuk do të thotë dështim për Juventusin

‘Bardhezinjtë’ kanë rezultat aspak të favorshëm nga ndeshja e parë kundër Atletico Madrid, ku janë mposhtur 2:0 në ‘Wanda Metropolitano’.

Liderët e Serie A, që të premten mposhtën 4:1 Udinesen, gjatë javës së ardhshme presin në shtëpi skuadrën e Diego Simeones.

“Që kur kam arritur këtu, Liga e Kampionëve gjithmonë ka qenë një objektiv, por nëse njerëzit thonë se është një dështim nëse Juventusi eliminohet, kjo nuk është e drejtë”, ka deklaruar Allegri.

“Niveli i përgjithshëm në Ligën e Kampionëve është rritur dhe të martën ne do të bëjmë më të mirën. Nëse kalojmë, atëherë kjo do të ishte e mrekullueshme, nëse jo, atëherë do të përpiqemi përsëri vitin e ardhshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here