Formacionet zyrtare: Barcelona-Rayo Vallecano

Barcelona është nikoqir i Rayo Vallecanos në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga.

Katalunasit janë liderë në La Liga dhe shpresojnë të qëndrojnë deri në fund në krye, prandaj tri pikë në Camp Nou janë më se të nevojshme.

Rayo Vallecano është në vend të 19-të në tabelë, gjegjësisht ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga Liga, mirëpo është vetëm dy pikë larg pozitës që e mban në elitë, prandaj në takimet e mbetura do të tentojë të nxjerrë rezultate pozitive.

Sido që të jetë, Blaugranët janë favoritë për të regjistruar fitoren e 19-të në këtë edicion të kampionatit spanjoll.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Michel i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Jordi Alba,Umtiti, Vidal, Sergio, Arthur, Coutinho, Messi, Suarez.

Formacioni startues i Rayo Vallecanos: Dimitrievski, Advincula, Velazquez, Amat, Galvez, Alex Moreno, Imbula, Santi Comesana, Bebe, Alvaro, R.D.T.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here