Icardi i vendos 3 kushte Interit për tu rikthyer në skuadër

Mauro Ikardi, i përfaqësuar me avokat, ka bërë takimin e rradhës me klubin e Interit. Bepe Marota ka qenë ai që përfaqëson anën zikaltër dhe zgjidhja me argjentinasin duket ende larg. Takimi ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe mediat nga Italia raportojnë se nuk ka ende një zgjidhje.

Ikardi nuk do të jetë në fushë ndaj Spalit dhe me shumë shanse as për Europa Ligë të enjten. Madje sulmuesi ka 3 kushte për klubin: kërkon shpjegime për shiritin e kapitenit që iu hoq, ndjesë publike ndaj tij dhe rolin që kishte në ekip. Megjithatë, nuk dihet si shokët e skuadrës do ta presin atë në dhomat e zhveshjes. Vetëm 9 ditë larg derbit Interi nuk ka asnjë sulmues në dispozicion. Takimi i radhës mes palëve është programuar ditën e hënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here