Marcelo reagon pas shumë spekulimeve për të ardhmen e tij

MADRID, SPAIN - MAY 01: Marcelo of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Mbrojtësi brazilian është i lidhur me një kalim në Serie A te Juventusi, për t’i dhënë fund qëndrimit prej 12 viteve në ‘Santiago Bernabeu’.

Ditë më parë mediet në Spanjë raportonin se një marrëveshje është arritur, dhe se Marcelo do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Por, Marcelo ka vendosur të ‘turbullojë’ edhe më shumë situatën, me një postim në rrjetet sociale.

30 vjeçari ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga stërvitja te Real Madrid, me përshkrimin se ky vend është shtëpia e tij.

Marcelo ka humbur vendin e titullarit që pas ardhjes së Santiago Solarit në krye të Real Madridit, por duket se braziliani ka vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për pozitën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here