Moment shokues gjatë ndeshjes Valladolid – Real Madrid, VAR në pushim

Gjyqtari i ndeshjes, Real Valladolid – Real Madrid, ka hasur në një situatë tejet të sikletshme.

Vendasit kishin shënuar gol në minutën e 14’-të, por që gjyqtari i ndeshjes, Manzano kishte kërkuar të konsultohej me VAR-in nëse ishte pozicion jashtë loje.

Gjqyari kishte pritur disa minuta, pasi askush nuk ishte në dhomën e VAR-it.

Mediat spanjolle kanë arritur ta sigurojnë një foto, ku shihet se askush nuk ishte në dhomë, ndërsa Manzano priste vendimin e tyre.

Rezultati aktual në ndeshjes është 1 me 2 për Real Madridin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here