Po vjen Milani, Spaleti: Jemi në emergjencë, skuadrat e vogla na hapin punë

Shumë mungesa, lojtarë të parala jmëruar për kartonë e të tjerë të dëmtuar gjatë ndeshjes. Interi del “i gjymtuar” nga sfida me Spalin, por megjithatë fitues, edhe pse Luçiano Spaletit nuk i pëlqen të dëgjojë fjalë negative dhe ka diçka për të shprehur lidhur me mentalitetin e shfaqur nga skuadra: 

“Fillimisht të dyja palët nuk po shfaqnin mangësi, ne duhet të jepnim diçka më shumë. Vuajtëm nga ky emocion, diçka që na ndodh shumë shpesh: me kalimin e minutave bëhemi më të ndrojtur dhe të pasigurt. Galjardini pas golit u shndërrua në një tjetër lojtar, të gjithë fituan bindje dhe siguri”.

Spaleti, sakaq, nënvizon përgjegjësinë e ngjyrave zikaltër: “Kemi një objektiv të përbashkët: fitoren. Përndryshe bëhet e vështirë mbajtja e kontratës me Interin. Janë fitore që vendosin nëse je i denjë për fanellën interiste. Këtë qëllim duhet ta ndiejnë të gjithë”.

FITORE KARAKTERI- “Jo. Ne e kemi zjarrin brenda nesh, por ndonjëherë shndërrohet në një flakë të vogël. Shihni Galjardinin se çfarë lojtari u bë pas golit, por edhe Dalbert dhe Zhoao Mario. Të gjithë ishin më të vendosur dhe më të bindur. Varet nga emocionet dhe nga frika. Nuk është e mundur që skuadra të jetë aq dobët në pjesën e parë. Dalbert do të bëhet një lojtar i madh, por emocionohet. Unë e shoh në stërvitje që është ndryshe. Në pjesën e dytë ishte i pandalshëm”.

IKARDI- “Unë për Ikardin nuk flas më, sepse çfarëdo që të them ajo interpretohet në mënyra të ndryshme. Ne kemi një qëllim të përbashkët që është fitorja dhe ajo nuk arrihet domosdoshmërisht duke qenë miq, por duke qenë të bashkuar për rezultatin. Janë fitoret që përcaktojnë që ti je një lojtar i Interit”.

POLITANO- “Ai duhet të qëndrojë aty, në atë pjesë të fushës dhe jo larg 150 metra nga porta. Ishte gol i shkëlqyer i tij, por edhe i Galjardinit. Nuk dua harroj edhe paraqitjen fantastike të Lautaros. Skuadra më pëlqeu në pjesën e dytë”.

DEBATI- “Nuk ishte sherr me tifozin, por e kundërta. I thashë bravo një tifozi që po më thoshte: Forca Inter. Pikërisht kjo thuhet në stadium. Mos shkruani që bëmë sherr”.

PROBLEMET- “Ne duhet t’i përballojmë të gjitha. I kemi mundësitë dhe mund të ndryshojmë skemën për të luajtur me 3 mbrojtës. Nëse lojtarët do të tregohen të gatshëm do të mbulojnë role ndryshe nga ato natyralet”.

DERBI- “Duhet të keni kuptuar se Interi nuk i ka gabuar kurrë ndeshjet e mëdha në këtë sezon. Aty kemi bërë paraqitje dinjitoze në aspektin fizik dhe teknik. Kemi pasur probleme vetëm me skuadrat e vogla, kështu që nuk kam frikë aspak për Milanin. Do paraqitemi në mënyrë dinjitoze”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here