Solari: Treguam shpirtin tonë luftarak

Real Madrid fitoi 4 me 1 në udhëtim te Real Valladolidi, ndërsa Santiago Solari është shprehur tejet i kënaqur.

Trajneri argjentinas ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë, por që lojtarët e tij treguan shpirt luftarak.

“Ishte një ndeshje tejet e vështirë për ne që nga fillimi”, tha Solari, pas ndeshjes.

“Lojtarët arritën që të fokusohen në ndeshje pas gjysmë ore lojë, ku edhe arritëm ta barazonim rezultatin.

“Kishim shpirtin luftarak dhe treguam se duam vetëm fitoren, andaj lojtarët ishin fantastik.”, ka shtuar më tej argjentinasi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here