Shokuese: Dy mjek nën akuzë për vrasjen e Astorit

Dy mjekë që kanë qenë të lidhur me mjekimet në lidhje me kapitenin e Fiorentinës, Davide Astori, në vitin 2014 dhe 2017 janë nën akuzë për neglizhencë pasi nuk i kanë vërejtur problemet e tij në zemër.

Mbrojtësi vdiq papritur në gjumë në hotelin ku qëndronte Fiorentina pra ndeshje me Udinesen, në mars të vitit 2018.

Shumë njerëz kanë pyetur se si ishte e mundur që një lojtar profesionist i futbollit i cili ishte kontrolluar rregullisht mund të kishte një gjendje të tillë në zemër.

Hetimi kishte vazhduar pas shumë pyjeve në lidhje me vdekjen e lojtarin dhe sot zyra e prokurorisë së Firences i shtoi edhe dy emra të tjerë në listën e të dyshuarve për neglizhencë , madje edhe për vrasjeve.

Ata janë shefi i Institutit të Cagliari për Mjekësi dhe Sportin, Francesco Stagno, dhe konsulenti mjekësor në Firence, Giorgio Galanti.

Sipas prokurorëve, të dy mjekët “shkelën protokollin” duke mos kërkuar teste tjera pas shenjave për problemet e mundshme të lojtarit.

Stagno përballet me akuzat më të forta, pasi ai i kishte vërejtur parregullsitë kardiake, por nuk i sugjeronte vazhdim të kontrolleve, duke i dhënë edhe rezultate të mira dhe certifikatë që të luante në nivel profesional.

Galanti i dha Astorit dy certifikatave të ngjashme në vitin 2016 dhe 2017, pavarësisht se kishin vërejtur parregullsi gjatë testeve të stresit.

Astori ishte 31 vjeç kur vdiq, duke lënë prapa partnerin e tij dhe vajzën e tyre dyvjeçare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here