Bombë nga Spanja: Zidane dëshiron yllin e Serie A

Zinedine Zidane është rikthyer në stolin e Realit, ndërsa mediat menjëherë filluan me spekulimet me objektivat e francezit për merkaton e verës.

Zidane do të ketë në dispozicion mbi 300 milionë euro, ndërsa mediat spanjolle sot kanë lansuar një lajm bombastik, duke bërë të ditur se Reali dëshiron transferimin e Sergej Milinkovic Savic.

Emisioni i njohur sportiv El Chiringuito, raportons e Zidane e dëshiron mesfushorin serb në Santiago Bernabeu.

24-vjeçari nuk po luan mirë këtë sezon dhe çmimi i tij në treg ka rënë dukshëm.

Reali tentoi transferimin e Savic edhe verën e kaluar, por Lazio kërkonte 120 milionë euro për të. Mirëpo tani sipas mediave spanjolle Reali do ta transferojë Savicin për 80 milionë euro.

Megjithatë Reali nuk do ta ketë të lehtë, pasiqë për Savic janë të interesuar Milan, Juventusi dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here