Chelsea rinovon me yllin e saj

Pas shumë muajsh spekulimesh, David Luiz është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Chelsea.

Lajmin e ka konfirmuar sot vetë mbrojtësi brazilian, që i pyetur nëse do të jetë pjesë e Chelsea edhe sezonin tjetër tha: “Besoj se po”.

“Jemi duke biseduarme klubin. Të gjithë e dinë që unë e dua këtë skuadër, këtë fanellë. Ndihem shumë mirë këtu ku jam, jam i lumtur”, u shpreh më tej mbrojtësi 31-vjeçar. Luiz është në eksperiencën e tij të dytë me Chelsea ku luan prej vitit 2016.

“Besoj se po e bëj mirë punën time këtu, ndaj mendoj se janë të gjitha gjasat që unë të qëndroj. Besoj se rinovimi do të vijë shpejt. Jam i motivuar të luaj këtu, ku është vendi më i mirë në botë. E dua futbollin, në të kundërt nuk do të luaja më”, u shpreh David Luiz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here