Fjalët rrëqethëse të Xhorxhinës për Ronaldon: Je drejtuesi i ekipit, Karma ekziston

Lotët e saj bënë bujë në media mbrëmjen e djeshme, pas golit të tretë të Kristiano Ronaldos, që solli edhe përmbysjen e madhe ndaj Atletikos së Madridit.

Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, partnerja e portugezit, Xhorxhina Rodrigez, i ka kushtuar disa rreshta heroi të “Zonjës”, duke i shprehur se bota e futbollit është e tij.

“Këtë 3-0 nuk e vjedh askush. Ti e meriton, jo për 3 golat sonte. Ti e meriton për përkushtimin tënd, për atë që sjell në një klub kudo ku shkon. Je një drejtues për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe për të gjithë që të admirojnë dhe mbështesin çdo ditë.

Karma ekziston. Zoti e di, Zoti ta dha ty, sepse bota e futbollit është e jotja. Të duam. Kristianito, Mateo, Eva, Alana, Xhorxhina.” –  shkruan partnerja e Ronaldos në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here