“Na quajtën të vdekur… PSG-ja? Çfarë flisni, këtu luan Ronaldo!”

Juventus' French midfielder Blaise Matuidi (R) holds off Atletico Madrid's Uruguayan defender Jose Gimenez during the UEFA Champions League round of 16 second-leg football match Juventus vs Atletico Madrid on March 12, 2019 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by Isabella BONOTTO / AFP) (Photo credit should read ISABELLA BONOTTO/AFP/Getty Images)

Blez Matuidi ishte i ekzaltuar në çdo formë të mundshme, ashtu sikurse të gjithë juventinët. Mesfushori francez nuk e kafshoi gjuhën pasi doli përballë gazetarëve, kur u pyet edhe mbi të kaluarën e tij, apo edhe për ata që e quajtën të pamundur përmbysjen.

“Ishte një ndeshje madhështore nga ana e të gjithëve, një nate speciale dhe tani meritojmë që të gjithë që ta shijojmë, së bashku me tifozërinë tonë. Vazhdojmë të ecim përpara në Europë dhe duhet të rritemi edhe më shumë pas kësaj që treguam sot (dje) në fushë. Ky është shpirti që duhet të kishim pasur gjithmonë në Champions, por mësuam nga gabimet tona.

Fitore të tilla të dërgojnë në finale? Objektivi ynë ka qenë që ta fitojmë Champions-in, por rruga është ende e gjatë. Tani thjesht duhet të shijomë këtë arritje. Me Juven më shanse për ta fituar se me PSG-në? Çfarë flisni… Këtu te Juventusi luan Kristiano Ronaldo. Bëri diferencën te Reali dhe po vazhdon ta bëjë edhe këtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here