Julio Cesar parashikon Derby della Madonnina-n, ja se kush do të fitojë sipas tij

Ish portieri i Interit, Julio Cesar ka parashikuar rezultatin e derbit mes Milanit dhe Interit.

Derby della Madonnina do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 20:30.

Në një intervistë për Calciomercato, Cesar ka bërë të ditur se derbin do ta fitojë Interi.

“Gjatë kohës kur luaja te Interi, isha një parashikues i mirë. Njëherë i pata thënë Toldos se do të fitojmë 1-0 dhe ashtu ndodhi. Shpresoj se këtë herë do të ndodhë e njejta gjë dhe them se Interi do të fitojë me rezultatin 2-1”, ka thënë Cesar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here