Revolucion Bavarez: Bayerni bën gati 300 milionë euro, ndryshimi fillon nga porta

Bayerni Munichut u eleminua nga Liga e Kampionëve pas disfatës 1-3 nga Liverpooli dhe Bavarezët kanë nevojë për ndryshime të mëdha për tu rikthyer në majën e futbollit europian.

Kanë kaluar 6 vite që nga trofeu i fundit i fituar në Ligën e Kampionëve. Gjashtë vite në nuk duken shumë, por në futboll gjërat harrohen shpejtë dhe gjigantët e tjerë Europian kanë përparuar më tepër se Bayerni, i cili duket se ka ngecur në të kaluarën.

Blerja rekorde e Bayernit është transferimi i Tolissos për 41.5 milionë euro dhe nëse Bayerni dëshiron të rikthehet në majën e futbollit europian do të duhet ta thejë këtë rekord.

Rervolucion Bavarez:

Porta: Manuel Neuer është njëri nga portierët më të mirë në historinë e futbollit, por që nga lëndimi i vitit të kaluar gjermani nuk ka gjetur formën e tij ideale. 32-vjeçari nuk pritet që të jetë gardiani i portës së Bayernit për 10 vitet e ardhshme dhe Bavarezët po përgatiten për transferimin e Jan Oblak, i cili pritet të kushtojë 100 milionë euro.

Mbrojtja: Bayerni ka arritur akord me Benjamin Pavard, ndërsa Boateng pritet të largohet nga Munichu në fund të sezonit. Bavarezët dëshirojnë transferimin e Lucas Hernandez dhe në merkaton e verës do të fillojnë sulmin për të.

Mesfusha: James Rodriguez dhe Thiago Alcantara pritet të largohen nga Bayerni, ndërsa Tolisso pritet të rikthehet në skuadër kah fundi i sezonit dhe cilësohet si e ardhmja e Bavarezëve në mesfushë. Hudson Odoi është shënjestra kryesore e Bayernit për merkaton e verës, ndërsa opsioni tjetër është Nicolas Pepe.

Sulmi: Objektivi kryesorë i Bayernit për merkaton e verës mbetet Timo Werner.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here