Tronditet City, Aguero largohet në fund të sezonit

Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City në fundin e këtij sezoni, sipas babait të tij.

Leonel del Castillo ka thënë se sulmuesi argjentinas mund të kthehet te klubi i fëmijërisë, Independiente.

Del Castillo ka sugjeruar se një kthim në shtëpi i Aguero-s është i pashmangshëm pavarësisht se lojtari ka rinovuar kontratën e tij me City-n deri në 2021-shin në fillimin e këtij viti.

Babai i “Kun” ka thënë për “Mundo Deportivo” se: “Ai ka rinovuar për dy vite të tjerë, por në korrik mund të kthehet këtu. Gjithsesi, Sergio nuk mund të thotë ‘unë dua të kthehem’. Duhet të shohim nëse edhe klubi e do një gjë të tillë”.

Aguero i ka hedhur hapat e parë si futboll me ekipet e moshave të Independiente-s, duke u bërë pjesë e akademisë në moshën 9-vjeçare. Golashënues më i mirë i historisë së City-t është bërë debutuesi më i ri me ekipin e parë të Independiente-s në 2003-shin, në moshën 15 vjeç e 35 ditë.

Pavarësisht sugjerimeve të Del Castillo-s, nuk ka patur asnjë komunikim mes klubit argjentinas dhe yllit të City-t. “Marrëdhënia me presidentin Hugo Moyano është shumë e mirë. Nëse dikush e merr në telefon, unë besoj se ai mund të caktojë një datë për kthimin e tij”, ka shtuar babai i Aguero-s.

Këto fjalë mund të jenë një befasi për trajnerin Pep Guardiola, i cili ka thënë se Aguero ka pranuar menjëherë ofertën për rinovimin e kontratës.

“Ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin, jo vetëm për ekipin. Nuk e di nëse do ta mbyllë karrierën këtu dhe se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por është një gjë e bukur të kesh një lojtar si ai në ekip”, ka thënë trajneri spanjoll në atë kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here