Zidane e nis me fitore, Reali mposht Celtan falë Iscos dhe Asensios (VIDEO)

Real Madrid e ka fituar 2-0 ndeshjen e javës së 28-të të La Liga-s ndaj Celta Vigo-s.

Kjo ishte ndeshja e parë që pas rikthimit të Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.

Ishte i rikthyeri në formacion Isco ai që zhbllokoi rezultatin në minutën  61’ pas pasimit të Bezmema.

Në minutën e 77’ Gareth Bale ka dyfishuar rezultatin duke vulosur fitoren për vendasit.

Ishte rikthyer euforia në Santiago Bernabeu me ardhjen e Zidane. Bashkë me të, shumë lojtarë që u kishim harruar fytyrat janë aktivizuar si titullarë, si Isco, Asensio, Bale apo Marcelo.

Me këtë fitore, Real ndodhet në vend të tretë të renditjes, dy pikë më pak se vendi i dytë Atletico Madrid, që ka një ndeshje më pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here