Milner nga penalltia i jep fitoren Liverpoolit ndaj Fulham (VIDEO)

Liverpool ka vuajtur në javën e 31-të të Premier League, por në fund ka arritur të marrë tri pikët në fushën e Fulham-it.

“Të Kuqtë” kanë kaluar në avantazh në minutën e 26-të me Mane, i cili ka realizuar golin e tij të 17-të në këtë sezon të Premier League dhe ka kaluar Demba Ba (16 në sezonin 2011-12) , duke u bërë lojtari senegalez me më shumë gola të shënuar në  një sezon të kampionatit anglez.

Gjithashtu, numri 10-të i Liverpool ka shënuar nënntë gola në ndeshjet e kampionatit anglez të luajtura në 2019-ën, po aq sa Sergio Aguero.

Fulham, që mban vendin e parafundit në renditje, ka reaguar në pjesën e dytë, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me ish-lojtarin e “Të Kuqve”, Ryan Babel.

Sulmuesi ka përfituar nga një gabim i Virgil van Dijk dhe ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 74-t. Festa e vendasve ka zgjatur vetëm shtatë minuta, me Liverpool-in që është kthyer në avanatazh falë penalltisë së fituar nga Mane dhe të transfromuar në gol nga Milner.

Falë këtij rezultati, skuadra e Klopp kryeson renditjen me 76 pikë, dy më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here