Prandelli optimist para ndeshjes me Juventus, beson se Genoa mund të marrë pikë

Genoa është një nga tri skuadrat e vetme që kanë fituar pikë këtë edicion kundër Juvnetus, por asokohe nuk ishte Prandelli trajneri.

Megjithatë, italiani beson se mund të bëjë punën e njëjtë sikur Ivan Juric, dhe t’i mohojë fitoren skuadrës së udhëhequr nga Massimiliano Allegri

“Do të përballemi me një oponent jashtëzakonisht të fortë, por në futboll gjithçka mund të ndodh” ka thënë Prandelli.

“Akoma nuk jemi rikuperuar nga disfata kundër Parmas, sepse ne kishim shumë mundësi për të shënuar dhe nuk i konkretizuam” ka thënë tutje ai.

“Duyhet të krijojmë shanset tona kundër Juves, kur të kemi posedimin. Duhet të jemi solid. Ata duken të paprekshëm, por do të lënë ndonjë shans për ne dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato” ka thënë ndër të tjerash Prandelli.

Ndeshja kundër Juventus dhe Genoa luhet sot me fillim nga ora 12:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here