Prapaskena te Reali, Perez zgjodhi trajner tjetër, por lojtarët nuk e donin

Zinedin Zidan nuk ishte i përzgjedhuri i Florentino Perezit. Presidenti i Realit të Madridit donte të rikthente në skuadër Zhoze Murinjon. Lajmin e bën të ditur ishpresidenti, Ramon Kalderon. Sipas tij, gjithçka ishte e mbyllur dhe Murinjo do të bëhej gati për të marrë drejtimin e skuadrës.

Në fakt, ishin lojtarët dhe senatorët e klubit që i dolën kundër presidentit dhe kërkuan tjetër trajner. Murinjo nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira me Ramosin, Marselon apo Bejlin. Të tre vendosën veton që portugezi të mos rikthehej. “Nuk më kontaktuan. Nuk jam i zhgënjyer. Zidan është i duhuri”, tha Mou pak ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here