Zbulohet fanellat e reja të Interit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Zërat e muajve të kaluar janë konfirmuar, fanella e re e Inter-it për sezonin 2019/20 do t’i ketë shiritat diagonalë rreth logos së Pirelli-t. 

Ka qenë siti “FootyHeadlines” që ka zbuluar fanellat e reja të skuadrës zikaltër. Bie në sy edhe ngjyra e bardhë te jaka dhe logot e Pirelli-t dhe Nike.

Fanella e re do të prezantohet majin e ardhshëm dhe përfaqëson një revolucion të vërtetë për botën zikaltër.

Të shkurtrat e uniformës së parë do të kenë ngjyrë të zezë, ndërsa çorapet do të jenë ngjyrë blu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here