Intriga e madhe e merkatos, Interi dhe Juventusi përgatisin shkëmbimin e bujshëm

Një shkëmbim i bujshëm në horizont. Bëhet fjalë për sulmuesit argjentinas Paulo Dibala dhe Mauro Ikardi. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, zikaltërit do të tentojnë blerjen e 25-vjeçarit të Juventusit, për të cilin do të ofrohet ish-kapiteni Mauro Ikardi që pëlqehet nga drejtuesit bardhezinj.

Një ofertë e tillë duket joshëse për kampionët në fuqi, teksa do të ishte një super-plusvalencë për të 2 klubet.Kujtojmë që kohët e fundit Dibala e ka humbur vendin e titulluarit te Juventusi, ndërkohë që Ikardi qëndron jashtë prej disa muajsh.

Me kalimin e ditëve është pare se ky shkëmbim nuk është kaq i pamundur, teksa gjërat janë duke ecur në rrugën e mbarë, për sa i përket kësaj lëvizjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here