Barcelona bën gati ofertën për pasuesin e Suarez

Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 50 miliona eurove për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic.

Katalansit pritet që ti fillojnë bisedimet me Eintrachtin ditëve në vijim.

Sulmuesi serb po shkëlqen këtë sezon duke shënuar 15 gola në Bundesligë dhe 7 gola në Europa League.

21-vjeçari është i huazuar te Frankfurti nga Benfica, por pritet që klubi Gjerman ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit.  Eintracht pritet që të kërkojë nga Barcelona rreth 65-70 milionë euro për Jovic.

Barcelona e ka piketuar Jovicin si pasuesin ideal të Luis Suarez, ndërsa në ndeshjen e Europa League mes Interit dhe Frankfurtit, në tribunat e San Siros ishtin Eric Abidal dhe Ramon Planes për ta vëzhguar sulmuesin serb, i cili me golin e tij eleminoi Neroaxurët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here