Jo vetëm Godin, Interi transferon një tjetër yll nga Atletico

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato. 

Siç raporton Corriere dello Sport, Interi gjatë merkatos së verës nuk do ta transferojë vetëm Diego Godin nga Atletico e Madridit, por edhe mesfushorin Thomas Partey.

Partey është njëri nga lojtarët kyç te Atletico dhe me paraqitjet e tij këtë sezon, ka bindur Marottan dhe Ausilion se ai do të ishte përforcimi ideal për Interin.

Mirëpo Interi nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasiqë në garë për Partey është edhe Manchester City. E përditshmja spanjolle AS, raporton se Guardiola e sheh Partey si pasuesin ideal të Fernandinhos i cili është 34 vjeç.

Mbetet ta shohim se kush do të sigurojë më parë shërbimet e Partey.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here