Perez kishte patur mundësinë ta transferojë një sulmues yll, por ka hequr dorë për shkak të Courtois

Reali i Madridit pritet që në fund të sezonit të bëjë goditje të mëdha në merkato, ndërsa Zinedine Zidane ka piketuar lojtarët që i dëshiron në skuadrën e tij.

Mbretërit këtë sezon do të mbeten pa trofe, ndërsa fansat e akuzojnë Florentino Perezin, pasiqë nuk arriti ta gjejë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Në Santiago Bernabeu nuk pati ndonjë transferim të madh, ndërsa Perez transferoi vetëm portierin Courtois, ndërsa sot mediat spanjolle zbulojnë se Reali verën e kaluar kishte qenë shumë pranë marrëveshjes me Romelu Lukakun.

Perez ka dashur që ta transferojë Lukakun dhe ka qenë shumë pranë marrëveshjes, mirëpo ka hequr dorë në momentet e fundit për shkak të Courtois.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca dhe ky lajm i ka irrituar edhe më shumë tifozët e Realit me Perez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here