Fiorentina i vendos çmimin Chiesas, pritet reagimi i gjigantëve italian

Siç raporton Corriere dello Sport, Fiorentina është e gatshme ta shesë Federico Chiesan vetëm për shifrën e 100 miliona eurove.

22-vjeçari konsiderohet si ardhmja e futbollit italian dhe gjigantët europian kanë filluar garën për të siguruar shërbimet e tij.

Chiesa ka shënuar 12 gola në 31 ndeshje me Fiorentinën këtë sezon. Interesim më të madh për të kanë shfaqur Interi, Juventusi dhe Liverpooli.

Zonja e Vjetër dhe Neroaxurët thuhet të jenë në pole position për Chiesan edhe pse oferta maksimale e Juventusit është 70 milionë euro.

Fiorentina ka bërë të ditur se nuk do të pranojë lojtarë në ofertë, por vetëm para dhe shpresojnë se ndonjë gjigant i Premier League mund t’i plotësojë kërkesat e tyre.

Kontrata e Chiesas me Fiorentinën skadon në vitin 2022.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here