Formacionet zyrtare: Kosova-Danimarka

Kosova dhe Danimarka do t’i masin forcat në një ndeshje miqësore që zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Trajneri Bernard Challandes do të luajë me lojtarët më në formë.

Në portë do të jetë Arijanet Muriç i cili do ta ketë paraqitjen e dytë si titullar i përfaqësueses së Kosovës.

Mbrojta konsiston nga Alit dhe Rrahmani, të përkrahur nga Paqarada dhe Vojvoda.

Në mesfushë gjejnë vend Besar Halimi dhe Bersant Celina, kurse kapiten është Herolind Shala.

Sulmi përbëhet nga Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, ndërkaq Muriqi është në krye të fazës ofensive.

Në stol mbeten Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. I pari për shkak të një dëmtimi që nuk u rikuperua me kohë, e Kololli pritet të inkuadrohet në pjesën e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here