Manchester United në pole position për yllin meksikan

Manchester United duket se ka parakaluar Napolin në garën për të siguruar shërbimet e talentit të PSV, Hirving Lozano.

“Djajtë e Kuq” shohin te talenti meksikan zëvendësuesin ideal të Alexis Sanchez, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të këtij sezoni.

Edhe pse anglezët pëlqejnë shumë Philippe Coutinhon nga Barcelona, kërkesat e larta të katalanëve e bëjnë gati të pamundur një marrëveshje mes klubeve, ndaj Lozano konsiderohet si një alternativë më e lehtë për t’u arritur.

23-vjeçari është duke shkëlqyer me skuadrën nga Eredivisie, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Fillimisht ishin italianët e Napolit ata të cilët kanë insistuar për transferimin e meksikanit, por me futjen në lojë të United, zor se ‘të kaltrit’ do të kenë shanse për blerjen e tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here