Mbyllet pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Danimarkës pas golit të bukur të Rrahmanit (VIDEO)

Kosova po tregon që mund të luajë si e barabartë me një kombëtare te fortë si ajo e Danimarkës, madje duke e dominuar në një pjesën të madhe.

Pjesa e parë u mbyllur me epërsinë e Kosovës.

Ishte Amir Rrahmani që shënoi me kokë, pas një harkimi të Besar Halimit (43’).

Kosova në këtë pjesëlojë rrezikoi dy herë me Vedat Muriqin, njëra prej tyre një goditje e fortë.

Danimarka rrezikoi me Jorgensen, por Aro Muric ishte në vend.

Kosova e mbajti topin më pak, por kishte raste më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here