A do të luajë Icardi ndaj Lazios? E zbulon mjeku i Inter-it

Mjeku i skuadrës së Interit, Piero Volpi, ka folur sot në lidhje me gjendjen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, që vetëm, dy ditët e fundit i është rikthyer stërvitjes me grupin.

I pyetur nëse sulmuesi do të jetë në fushë në ndeshje që zikaltërit do të luajnë pas 10 ditësh me Lazio, ai tha: “Lojtari është ende duke vijuar me fizioterapinë dhe më pas sot zhvilloi edhe pak vrap e stërvitje individuale. Po ndjekim një rehabilitim normal kur vjen nga një mungesë e tillë e gjatë”.

Më tej, mjeku i skuadrës së Interit tha: “Icardi gradualisht po integrohet me grupin, për të qenë sa më shpejt në të njëjtën formë me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk e di nëse mund të luajë ndaj Lazio, pasi do të shohim javën e ardhshme se si do të jetë gjendja fizike dhe nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur. Megjithatë, une besoj se ka shanse që Icardi të jetë në fushë edhe pse në fund do të vendosë stafi drejtues’, tha Volpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here